Përfundon takimi i ambasadorëve të BE-së, bllokohet miratimi i përfundimeve për zgjerimin

Shqipëria

Përfundon takimi i ambasadorëve të BE-së, bllokohet miratimi i përfundimeve për zgjerimin

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Përfundon takimi mes ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian, në të cilin u vendos që të bllokohet miratimi i përfundimeve për procesin e zgjerimit.

Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se Italia i ka kërkuar Presidencës gjermane të përmirësojë tekstin për Shqipërinë.

“Të paraqesë propozim të ri në ditët në vijim”, kjo është kërkesa e Italisë për Gjermaninë.

Ndërkohë Holanda dhe Franca kërkuan në takimin e ambasadorëve të BE-së, ndarjen Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Ndërsa Bullgaria ka bllokuar Maqedoninë e Veriut për shkak të përplasjeve për gjuhën dhe historinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat