Shpallet pretenca/ Ja sa vite burg kërkon SPAK për ish-anëtarin e KPA

Shqipëria

Shpallet pretenca/ Ja sa vite burg kërkon SPAK për ish-anëtarin e KPA

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:34
Luan Daci

Prokuroria Speciale Antikorrupsion (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Më 20 maj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Daci ishte marrë i pandehur për falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së.

“Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 1997 , deklaroi SPAK. Paralelisht me procedimin, SPAK mori në gjykatë masën e pezullimit nga detyra të Luan Dacit.

Pas masës së sigurisë në Shkallën e Parë, avokatët Andi Duraj dhe Jordan Daci e cilësuan si të paligjshme akuzën dhe masën e pezullimit të gjykatës. Kallëzimi ndaj Luan Dacit ka ardhur edhe nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Gjithë historia e Dacit filloi nga viti 2017, kur teksa kandidonte për anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Daci u mor në pyetje në Komisionin Parlamentar ad hoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat