Kur do të hapen Universitetet? Ja çfarë thotë Rama

Shqipëria

Kur do të hapen Universitetet? Ja çfarë thotë Rama

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:59
Edi Rama

A do të qëndrojnë Universitetet të mbyllura deri në pranverë? Kësaj pyetje kryeministri Edi Rama nuk i dha dot një përgjigje para studentëve. Ai tha se është shumë herët për të folur për këtë çështje pasi situata e Covid-19 mund të ndryshojë brenda ditës dhe deri më tani jemi hasur me vendimmarrje të momentit të fundit.

“Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur do qëndrojë kështu situata”, u shpreh Rama.

Ai tha se po diskutohet ulja e paketave të internetit ndërsa përjashtoi mundësinë e zhvillimit të mësimit në shkolla në kushtet aktuale të pandemisë së Covid-19.

“Informacionet që unë kam është që edhe aty është mundësia. Por nuk është e njëjta gjë si të shkojnë në shkollë dhe të kishin kontakte me pedagogët. Në këtë situatë të jashtëzakonshme nuk kemi shumë zgjidhje dhe duhet ndjekim këto rrugë që kemi.

Mund ta shtrojmë për diskutim uljen e paketave të internetit për të parë se sa do të jetë e mundur në këtë fazë. Ne kemi përfshirë në buxhetin e vitit 2021 një ndihmë direkte për familjet në nevojë jo të lidhura me Covidin por për marrjen e dyfishit të ndihmës së zakonshme ekonomike”, deklaroi Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat