Shkodër/ “Lulja” e parë në rajon që promovon energjinë e pastër në qendër

Shqipëria

Shkodër/ “Lulja” e parë në rajon që promovon energjinë e pastër në qendër

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 22:34
Benet Beci

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka sjellë për herë të parë në Shqipëri smartflowerin (lulediellin e zgjuar) që prodhon energji të rinovueshme, direkt nga rrezet e diellit.

Sipas drejtuesit të KESH-it, Benet Beci, pajisja e parë është vendosur në Shkodër, konkretisht në sheshin qendror të këtij qyteti.

“Zgjodhëm Pjacën në Shkodër, në bashkëpunim me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi për të vendosur të parën Lule Smart në Shqipëri, që prodhon energji nga dielli.

Kjo është pjesë e projekteve që KESH synon të bëjë drejt përdorimit të burimeve të reja të rinovueshme për prodhimin e energjisë dhe projekte si ky rrisin ndërgjegjësimin e publikut dhe shërbejnë si mini-atraksione për qytetarët dhe turistët”, ka theksuar ai.

Si funksion smartflower?

Çdo mëngjes smartfloëer hapet automatikisht nga rrezet e diellit dhe ndjek këndin e duhur të rrezeve gjatë ditës dhe në mbrëmje kur dielli perëndonm Smartflower mbyll panelet e tij.

Çfarë e bën atë një pajisje të zgjuar?

Smarflower gjeneron më shumë se 40 për qind energji falë karakteristikave innovative.

Modulet solare vetëpastrohen kur hapen dhe mbyllen duke sjellë 5 për qind më shumë efeciencë energjie.

Pajisja është e lehtë për ta zhvendosur dhe mund të instalohet kudo.

Ajo mund të përdoret në sektorin e turizmit, agrikulturës, shkollave, godinat qeveritare dhe shtëpitë private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat