A do të mbyllemi pas 2 javësh? Brataj sqaron njëherë e mirë

Shqipëria

A do të mbyllemi pas 2 javësh? Brataj sqaron njëherë e mirë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:38
Skënder Brataj

Ndonëse u mendua se masat e vendosura për frenimin e pandemisë së koronavirusit do të ashpërsoheshin, Komuniteti Teknik i Ekspertëve, deklaroi sot (datë: 02. 12. 2020) se do të mbeten në fuqi masat e deritanishme, por që mund të ndryshojnë në varësi të situatës epidemiologjike në vend.

Për të sqaruar akoma më tepër këto zhvillime, në emisionin “Ftesë në 5”, ishte i ftuar mjeku Skënder Brataj. Ai e nisi fjalën e tij me një sensibilizim, duke i kërkuar qytetarëve të mbajnë maskat pasi sipas tij ata janë tepër efiçente.

Gjithashtu Brataj theksoi se mbyllja e lokaleve e restoranteve në orët e vona të natës ka prodhuar efikasitet.

Ndërsa i pyetur për një karantinë gjatë fundjavave Brataj nuk e përjashtoi si mundësi, duke shtuar se një vendim i tillë mund të merret në varësi të situatës.

“Sot ishin tre masa nga kufizimi i orarit dhe kontrolli i shkollave, duke parë që me uljen e temperaturave, durimi na është sosur disi më shumë. E kemi marrë si objekt të mbrohemi nga gjoba jo nga virusi. Maska të mbron, ka treguar më së miri që ka ulur përhapjen e infeksionit. Kufizimi i maskave, duke ditur që lokalet e natës, ishin një vatër shumë e madhe e transmetimit të virusit, në këto javë funksionoi. Nuk doli ai numër i madh të infektuarish siç pritej për t’u ashpërsuar më shumë masat. I vetmi mas është ai i shkollave. (Brataj i përgjigjet pyetjes për një karantinë gjatë fundjavave) Ne si ekspertë flasim lirshëm. Unë tregova kush janë masat e lehta, të mesme dhe të ashpra. Unë përmenda që një mbyllje disa javore do të mbyllte më shumë, por nuk thash që do të merret kjo masë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat