MSH: Në repartet infektive në vend po shërohen 847 pacientë, ka krevate të lira

Shqipëria

MSH: Në repartet infektive në vend po shërohen 847 pacientë, ka krevate të lira

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitale nëpër vend është paraqitur se po shërohen 857 pacientë pozitiv me virusin korona.

Ndërkaq ka krevate të lira, njofton Portalb.mk.

Sipas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar 81 pacientë pozitiv, në Shtip 67, në Tetovë 43, Veles 60, Kumanovë 110, Ohër 128, Gostivar 73, Strugë 38, Strumicë 63, Koçan 17, Kërçovë 20, Kavadar 42, Gjevgjeli 15.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv me KOVID-19 të cilët shërohen në repartet infektuese në Shkup dhe në spitalet nëpër vend është 1.318 dhe ka rreth 130 krevate të zbrazët në qendrat e kovidit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat