Yuri Kim: SPAK po jep rezultate! SHBA vazhdon të mbështesë Reformën në Drejtësi

Shqipëria

Yuri Kim: SPAK po jep rezultate! SHBA vazhdon të mbështesë Reformën në Drejtësi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:24
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim thotë se SPAK po jep rezultate.

Me anë të një statusi në twitter, Kim shprehet se SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi ashtu sikurse e kërkon populli shqiptar.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të nxjerrë fitimin nga korrupsioni.

SH.B.A. vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”, shkruan Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat