Ish-bashkëshorti i dënuar në Itali për drogë, 49-vjeçares në Fier i sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri

Shqipëria

Ish-bashkëshorti i dënuar në Itali për drogë, 49-vjeçares në Fier i sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:16
Policia e shtetit

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.500.000 euro në Fier, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Pasuritë e sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec janë në pronësi të shtetases R. H.,(Z)., 49 vjeçe, banuese në Fier.

“Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Kuadrati”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 26.11.2020, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetases R. H.,(Z)., 49 vjeçe, banuese në Fier” njofton policia.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj shtetasit Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Me 23 qershor, OFL i kishte nisur formularin për vetëdeklarimin e pasurisë.

“Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Shaban Zenaj, i ekstraduar në Itali, është dënuar nga autoritetet italiane me 14 vjet burg”.

Zenaj u arrestuar në 2015 në Vlorë ndërsa ka qenë i dënuar me 14 vite burg nga gjykata e Milanos.  

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

Janë sekuestruar pasuritë si më poshtë

• Një bar restorant në Skelë, Vlorë;

• Një apartament në Vlorë;

• Një apartament në Pogradec;

• Një automjet tip “Benz”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat