Makina aksidenton 9-vjeçarin në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Makina aksidenton 9-vjeçarin në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Një 9- vjeçar është aksidentuar paradite e sotme në Durres. Policia bën me dije se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 05.12.2020, në vëndin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat