Rilindasit e Edi Ramës nuk e “ndjejnë” dhimbjen dhe nuk e njohin fjalën “turp”!

Shqipëria

Rilindasit e Edi Ramës nuk e “ndjejnë” dhimbjen dhe nuk e njohin fjalën “turp”!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:48
Qamil Gjyrezi

Politika ka një rëndësi të vecantë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Në historinë politike njerëzimi është përballur edhe me "krime dhe luftëra" që nuk kanë kursyer jetë njerëzore. Por sot politika perëndimore përpiqet të bëjë më të mirën për njerëzimin, ta kuptojë dhe ta ndjejë dhimbjen njerzëore duke i qëndruar më afër njerëzve, sidomos në situatën aktuale të "katastrofës natyrore" Covid-19-të. Politikanët duhet të vlerësojnë varfërinë dhe situatën e njerëzve që ka edhe dhimbje fizike dhe shpirtërore në këtë periudhë!

Rilindasit e Edi Ramës janë të pregatitur dhe të testuar psikologjikisht dhe fizikisht për të mos ndjerë, patur dhimbje njerëzore dhe “material” dhe nuk kanë turp për asgjë dhe asnjeri!

Të gjithë sekti i Rilindjes janë testuar dhe provuar se nuk kanë ndjehësi, dhimbje njerëzore fjala “turp”, nuk ekziston për ta as gjuhësisht as mendërisht.

Dhimbja teorikisht është një eksperiencë e pakëndshme sensore dhe emocionale. Ndryshe nga ndjesitë e tjera si shikimi, dëgjimi, nuhatja, shija dhe prekja, dhimbja është gjithnjë e lidhur me një emocion të pakëndshëm.

Studimi i dhimbjes shpirtërore dhe fizike kohët e fundit ka tërhequr shume fusha duke përfshirë farmacinë, neurobiologjinë, infermierinë, stomatologjinë, fizioterapinë dhe psikologjinë.

Para disa ditësh Lulzim Basha deklaroi: “Jam shumë i tronditur nga këto pamje. Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën. Kjo është e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me Covid dhe familjarët e tyre. Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më”!

Vrasjen e të riut 25 vjecar nga policia po e dënojnë të gjithë mendimi opozitar dhe rinia. Për këtë vrasje një ish drejtues policie i akuzon drejtuesit aktual për arrogancë dhe tendenca grabitqare. A. Hajdarmataj deklaron: “Vrasja e të ndjerit nuk ka filluar sot, por është një frymë arrogante që përcillet nga kryeministri dhe ministri i brendshëm, aty ka një nen që punonjësit e policisë duhet të trajnohen, ky punonjës jo vetëm që është i trajnuar po përcjell frymën e shefit të tij. Kjo strukturë policore ka dhe një tendencë për të qenë grabitqare”.

Sot mbas një lajmi të një gazette shkruajta në statusin tin në FB: “A ka dhimbje dhe a i vjen turp Edi Ramës dhe "Rilindasve", që një familje në Vorë jeton në cadër me 48.00 lekë në muaj”?!

Këta ngjarje dhe situata social-ekonomike anarkike dhe e varfër në planin shpirtëror, vërteton thënien se Rilindasit e Edi Ramës janë të pregatitur dhe të testuar psikologjikisht dhe fizikisht për të mos ndjerë, patur dhimbje njerzëore dhe materiale dhe nuk kanë turp për asgjë dhe asnjeri.

Vetëm një qeveri funksionale me kryeministër Lulzim Bashën mbas 25.Prillit.2021, mund të ndryshojë situatën social-ekonomike dhe ta ndjejë dhimbjen fizike dhe mendore, si pasojë e qeverisjes “antinjerëzore” të Edi Ramës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat