FNSH godet me shkop gome protestuesin dhe e shoqëron me forcë

Shqipëria

FNSH godet me shkop gome protestuesin dhe e shoqëron me forcë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 20:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhyjnë para Kryeministrisë për të shpërndarë grupin e vogël të protestuesve që ndodheshin aty.

Efektivët përplasen me dy të rinj. Ata hedhin spraj, njëri nga të rinjtë i godet me një objekt.

Më pas policët e neutralizojnë dhe godasin disa herë me shkop gome në qafë. Ndërkohë që vijojnë ti hedhin spraj ndërsa e shoqërojnë me forcë në furgonin e policisë.

Përveç të riut në video kishte edhe shoqërime të tjera në radhët e protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat