Covid-19 i merr jetën ish-rektorit të Universitetit të Elbasanit

Shqipëria

Covid-19 i merr jetën ish-rektorit të Universitetit të Elbasanit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:12
Jani Dode

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, si pasojë e infektimit me Covid-19, ish rektori I Universitetit të Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, Jani Dode.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Elbasan, Gentian Llatja.

Gentian Llatja: Me trishtim mora lajmin se Profesori Jani Dode u nda nga jeta në betejën me COVID-19.

Një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur do t’i mungojë auditoreve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Elbasani po humb një figurë të shquar akademike, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e pëkushtuar.

U prehsh ne paqe Profesor Jani!

Ngushellime të ndjera të afërmve dhe familjes!”

Prej disa ditësh Dode kishte rezultuar pozitiv dhe prej dy javësh ishte shtruar në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”. Ndonëse ditët e findit kishte shfaqur përmirësime sot në mëngjes ishte intubuar dhe ka ndërruar jetë rreth orës 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat