Zbardhet Korça, ARRSH: Deri më tani 5 cm dëborë…

Shqipëria

Zbardhet Korça, ARRSH: Deri më tani 5 cm dëborë…

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:32

Korcë – Prej disa orësh vijojnë reshjet e dendura të borës në fshatin e Dardhës. Nga ARRSH bëhet me dije se bora ka arritur në 5 cm.

Në terren ndodhet një borëpastruese për të hapur rrugën dhe për kriposje, por duhet ndërhyrja e më shumë borëpastrueseve për të mbajtur situatën nën kontroll.

Disa prej akseve nuk kanë firma kontraktuese për hapjen e rrugëve, për shkak se APP ka ankimuar kontratat e tyre.

Sektori i Qarkullimit Rrugor bën thirrje për vendosjen e zinxhirëve dhe gomave dimërore, pasi prej km 9 – km 12 ka vështirësi në ngjitje drejt fshatit Dardhë.  Me pak bore eshte regjistruar ne Voskopojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat