Artizanet e Kukësit/ Rikthejnë traditën e veshjeve popullore, sixhadeve dhe qilimave

Shqipëria

Artizanet e Kukësit/ Rikthejnë traditën e veshjeve popullore, sixhadeve dhe qilimave

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:02

Dikur artizanet e Kukësit kanë qenë shumë të njohura për prodhimet e veshjeve popullore dhe sixhadeve e qilimave tradicionale.

“Nga zonjat e shtepise time nga nena nga gjyshet dhe gjithe njerezit e mi kemi mesu si ta punojm leshin, si ta krehim si ta lajme dhe si ta ngjyrosim”.

“Ne jemi marre qe 15 vjece se e kemi tradite qe po e vazhdojme deri tani”.

Sot këto gra po rikthejnë punimet artizane duke modernizuar traditën e gjysheve dhe të nënave të tyre.

“Kur u flisja per produktet e shajakut apo „feld“ sic eshte ne gjuhen nderkombetare, atyre u vinte dhe shume cudi se si mund te behen.

Ky eshte qylym qe eshte bo jo sikur mjetet qe esht bo ne Veg …gjithe punimi eshte bo me dore, na ka zgjat nja dy jave dit”.

Por si po modernizohet tradita dhe cilat janë avantazhet?

“Punesimi esht gje e mir per te gjith, se te rrish mrena nuk te vjen gje…

Kemi be nje mbajtese macesh, i kan kerku. Kjo eshte ngjyrosur me gjethet e qepes dhe kjo pjesa ketu me arren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat