Berisha: Heronj të pamposhtur tmerruan Edvin Kristaq Xhelatin dhe vrasësit me uniformë!

Shqipëria

Berisha: Heronj të pamposhtur tmerruan Edvin Kristaq Xhelatin dhe vrasësit me uniformë!

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 08:28
Pamje nga protesta

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar heronj, protestuesit që prej netësh po shprehin revoltën e tyre ndaj dhunës dhe vrasjes nga Policia në Tiranë dhe në qytetet kryesore të vendit.

"Heronj të pamposhtur tmerruan Edvin Kristaq Xhelatin dhe barbarët e vrasësit e tij me uniformë. Shikoni si sillen frikacakët ndaj të miturit që protestonte paqësisht shtrirë! Nderim djaloshit guximtar!" përshëndet ish-Kryeministri dhe publikon videon kur duken protestuesit. 

Mesazhi i Berishës është nxitur edhe nga mesazhi i një qytetari, që i përshkruan aktin e të riut të revoltuar që shfaqet në video dhe se cili ishte ai djalë. 

"Ky është Arjon Kuçuku, student ekselence në vitin e parë për Mjekësi, - tregon qytetari. -  Ka fituar vendin e parë në Olimpiadën e Kimisë në rang kombëtar. Arjoni është djalë i sjellshëm dhe i fisshëm, kursesi i dhunshëm dhe aspak i denjë për të qenë nëpër biruca! Lironi Arjonin! Elitën duhet ta mbajmë në Shqipëri, me këtë sjellje po e dëbojmë jashtë! Nderim djaloshit guximtar!" thekson edhe protestuesi në mesazh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat