A rrezikohemi nga një valë tjetër e COVID pas festave? Flet epidemiologu

Shqipëria

A rrezikohemi nga një valë tjetër e COVID pas festave? Flet epidemiologu

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 09:55
A rrezikohemi nga një valë tjetër e COVID pas festave? Flet epidemiologu

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Shqipëri, duke shkaktuar viktima dhe dëme ekonomike.

Lidhur me situatën në vend ka folur epidemiologu Ilir Alimehmeti, është shprehur se imuniteti i tufës mund të arrihet tek 60-65 përqind.

Teksa vendin është përfshirë nga protestat për vrasjen e Klodian Rashës i cili u ekzekutua me armë nga një efektiv policie, epidemiologu është pyetur nëse këto grumbullime do të ndikojnë në rritjen e rasteve me COVID-19.

Ai është shprehur se në vendin tonë nuk ka mjaftueshëm testime për të kuptuar rritjen e shpejtë të rasteve me COVID-19 dhe për të bërë të qartë nëse këto grumbullime do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e rasteve.

Po ashtu, Alimehmeti u pyet nëse do të ketë një tjerë valë infektimesh pas festave të muajit dhjetor.

“Imuniteti i tufës është diçka e pashmangshme, çdo ditë infektohen njerëz të tij që i shtohen shportës së të infektuarve dhe është një hap më tej afër tij. Kjo është rruga natyrore dhe me një llogari të thjeshtë supozohet që ky imunitet arrihet diku tek 60-65 përqind që domethënë se nuk jemi dhe aq larg, tani jemi afruar goxha po kujtojmë që kemi dimrin përpara. Nga ana tjetër duke bërë një llogari tjetër kjo përqindje nuk është shpërndarë në mënyrë homogjene, nuk është njësoj në të gjithë Tiranën dhe Shqipërinë, pasi ka disa zona ku kjo përqindje është shumë më e madhe, ndërkohë që ka të tjera që është më pak.”, u shpreh epidemiologu.

A mund të ketë një valë të dytë pas festave?

“Italia ka një element se të gjitha rajonet e kanë koeifiçentin e R poshtë 1. Janë të gjitha rajonet në zbritje dhe kjo bën të mundur nesër rikthimin e një vale tjetër. Tek ne nuk po ndodh, ne kemi vazhdueshëm në rritje. vazhdon ajo vala që ka nisur në Qershor, rënia e shtrimeve nuk është signifikante, unë e shoh si një fraksion dhe trajektore. Është një numër shumë i vogël që vjen për arsye të tjera. Pastaj rënia me 10 apo 20 ndër 500 nuk është një përqindje shumë e rëndësishme sa të bëjë diferencë. Por nuk mund të përkthehet direkt në hospitalizim, të dyja në të njëjtën javë.”, u shpreh epidemiologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat