Manipulonte provat kundrejt pagesës, ‘arrest shtëpie’ për drejtuesen e Shërbimit të Provës në Kurbin

Shqipëria

Manipulonte provat kundrejt pagesës, ‘arrest shtëpie’ për drejtuesen e Shërbimit të Provës në Kurbin

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Gjykata e Kurbinit

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore për drejtuesen e shërbimit të provës Lindita Lelçaj.

Ora News raporton se seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë është zhvilluar në spitalin e Lezhës, pasi Lelçaj po merr mjekim mjekësor për shkak të problemeve që ka shfaqur me shëndetin.

Lindita Lelçaj është arrestuar nga policia tre ditë më parë për “Shpërdorim Detyre”, pasi dyshohet se manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.

 Hetimet janë drejtuar nga prokurorja e Kurbinit Arjola Preçi dhe rasti i korrupsionit është zbuluar brenda një harku kohor mjaft të shkurtër.

Në momentin e ndalimit policia ka përdorur një agjent të infiltruar, i cili i ka ofruar shefes së Shërbimit të Provës një shumë parash për të kryer veprime të jashtëligjshme dhe sapo ka marrë sasinë e lekëve është prangosur në flagrancë nga blutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat