Dhunimi i 29 vjeçarit nga efektivët, Policia e Bulqizës mohon akuzat

Shqipëria

Dhunimi i 29 vjeçarit nga efektivët, Policia e Bulqizës mohon akuzat

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:31
Policia e Bulqizës

Policia e Bulqizës ka mohuar akuzat se një shtetas është dhunuar nga efektivët gjatë shoqërimit.

Sipas policisë, më datë 17 dhjetor, në një pikë kontrrolli janë ndaluar për verifikim tre persona të cilët nuk kishin mjete identifikimi.

Ata janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që sipas tyre shtetasi R.P. gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë dhe ka kanosur efektivët.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: R. P., 29 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes), për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosje për shkak të detyrës””, ka njoftuar policia.

Policia e Bulqizës ka mohuar që ndaj tij të jetë ushtruar dhunë nga efektivët.

Lajmi për dhunimin e të riut u shpërnda nga Partia Demokratike, ku thuhej se një grup të rinjsh ishin ndaluar dhe ishin dhunuar pa asnjë arsye nga Policia. Nëpërmjet një video, shihej një i ri që kishte dëmtime të shumta në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat