Ekzekutimi i policit të FNSH-së/ Identifikohen autorët, shpallen në kërkim ndërkombëtar

Shqipëria

Ekzekutimi i policit të FNSH-së/ Identifikohen autorët, shpallen në kërkim ndërkombëtar

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:30
Ilustrim

Dy persona janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarin Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç.

Burimet bëjnë me dije se për ngjarjen grupi hetimor ka arritur të zbardh detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave.

Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet me dije, përderisa deri tani dyshimet janë se ka pasur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes.

26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat