Punëtorët e “nëntokës” kërkojnë statusin e minatorit

Shqipëria

Punëtorët e “nëntokës” kërkojnë statusin e minatorit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:01
Punëtorët e “nëntokës”

Një përfaqësi e punëtorëve të “nëntokës” depozituan sot në Kuvend një peticion me mbi 10 mijë firma përmes të cilit kërkojnë statusin e minatorit.

Sipas tyre kërkesat e tyre janë jetike dhe tejet të mundshme nga qeveria.

“Kërkesa tona janë tejet bazike dhe të mundshme. Janë  siguria në punë e minatorit, të cilët po vriten në punë dhe fajin po e merr me vete viktima. Një kërkesë që nuk duhet të diskutohet fare. Familjet e tyre të gëzojnë një pension nëse minatori humb jetën në galeri dhe një dëmshpërblim prej 6 mln lekë të reja.

Shteti nuk ka dhënë asnjë status për minatorët, thjesht i ka penguar me ligj suplementar sipas të cilit minatorët dalin në pension 55 vjeç.

Minatori me 30 vite në galeri dhe 12 vite e gjysmë nën tokë siç e përfshin ligji, dalin në pension të pjesshëm.  Vetëm 65 vjeç e gëzojnë pension të plotë. Ne kërkojmë që 53-55 vjeç të dalë me pension të plotë.Kemi mbledhë mbi 10 mijë firma”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat