Abuzimi i të miturës nga 57-vjeçari, punonjësja sociale: Nëna ishte në dijeni dhe heshti për 2 vite

Shqipëria

Abuzimi i të miturës nga 57-vjeçari, punonjësja sociale: Nëna ishte në dijeni dhe heshti për 2 vite

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë u raportua 12 ditë më parë, ku një vajzë e mitur nga qyteti i Kuçovës, ishte abuzuar seksualisht.

Një vajzë 10 vjeçe nga lagjja “1 Maji” në qytetin e Kuçovës denoncoi 57-vjeçarin Ajet Dume se kishte abuzuar seksualisht me të për 2 vite me radhë. Ngjarja kishte ndodhur në banesën e 57-vjeçarit, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 11 vitesh.

Pas denoncimit të bërë, minorenia 10-vjeçare u dërgua për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila rezultoi se mbi të ishte abuzuar në mënyrë sistematike. Policia e Beratit arrestoi 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”.

Gjatë denoncimit të bërë nëna e vajzës ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për veprimet që kryente Ajeti me vajzën dhe se e mitura nuk i kishte treguar asgjë. Por nuk ka rezultuar kështu.

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe disa specialistë të Drejtorisë së Shërbimit Social në bashkinë Kuçovë kanë konstatuar senëna ka qenë në dijeni të plotë të ngjarjes, pavarësisht se është shprehur se kushtet ekonomike dhe kërcënimet e marra nga zotëria e kanë detyruar të heshte por kjo nuk e justifikon heshtjen e nënën për 2 vjet dhe moskallëzimin e krimit. Këto detaje u bënë publike në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ në ‘NeWs24’.

Po sipas specialistëve të DSHS Kuçovë, është konstatuar gjendja e rënduar psikologjike e vajzave për të cilat janë marrë të gjitha masat, konform ligjit dhe protokollit. Vajzat janë larguar nga banesa dhe janë në mbrojtje të lartë sigurie, në mbikëqyrjen e profesionistëve, në një qendër të specializuar. Pas konstatimeve të arritura nga grupi i punës është kërkuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat masa e mbrojtjes për vajzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat