Gara për Kushtetuesen, KED mblidhet nesër për Zhaklina Peton

Shqipëria

Gara për Kushtetuesen, KED mblidhet nesër për Zhaklina Peton

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:19
Zhaklina Peto

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet nesër për shqyrtimin e verifikimit të kandidates për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto.

“Ditën e mërkurë datë 23.12.2020, ora 12:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite: Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatinpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 Zhaklina Peto.

Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm” thuhet në njoftim.

Zhaklina Peto u rikthye në garë nga Gjykata Administrative e Apelit ku e kishte ankimuar vendimin e KED që e skualifikonte nga gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat