“Kryeministri ofroi paketën më të ulët në rajon”, Teliti: Shqiptarët do të festojnë të varfër e me tryezën bosh

Shqipëria

“Kryeministri ofroi paketën më të ulët në rajon”, Teliti: Shqiptarët do të festojnë të varfër e me tryezën bosh

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Dorjan Teliti

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti shprehet se kryeministri Edi Rama i ka ofruar shqiptarëve paketën e ndihmës ekonomike më të ulët në rajon.

Sipas Telitit, kjo është edhe një ndër arsyet pse në këtë fundvit tryeza e shqiptarëve është bosh.

“Një vit i ri na pret, 25 prilli po afron dhe me plot shpresë e besim do ja dalim të rikthejmë vëmendjen dhe paratë e shqiptarëve aty ku e kanë vendin, në xhepat e tyre”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë

10 muaj pandemi e shumë e shumë thirrje të biznesit, qytetarëve e opozitës kanë rënë në veshin e shurdhët të Kryeministrit që ka braktisur shqiptarët dhe ofroi paketën me të ulët në rajon e më gjerë.

Fund viti erdhi dhe shqiptarët do të festojnë të varfër e me tryezën bosh.

Një vit i ri na pret, #25prilli po afron dhe me plot shpresë e besim do ja dalim të rikthejmë vëmendjen dhe paratë e shqiptarëve aty ku e kanë vendin, në xhepat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat