I ekzekutuan nipin në 2014, zbulohet identiteti i pronarit që i sulmuan sot lokalin

Shqipëria

I ekzekutuan nipin në 2014, zbulohet identiteti i pronarit që i sulmuan sot lokalin

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 09:26
Ilustrim

Është qëlluar më armë zjarrin në drejtim të një lokali në Lezhë mëngjesin e sotëm.

Persona edhe të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të lokalit dhe më pas janë larguar. Deri më tani raportohet se nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

Lokali ndodhet në fshatin Pllanë të Lezhës dhe është në pronësi të Gjovalin Prendit, të cilit i kanë ekzekutuar nipin në 2014.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  06:30 të mëngjesit të sotëm në rrethana ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat