Lagjia e harruar në Peshkopi, banorët akuzojnë krybashkiakun për neglizhencë

Shqipëria

Lagjia e harruar në Peshkopi, banorët akuzojnë krybashkiakun për neglizhencë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:25
Peshkopi

Në lagjet e qytetit të Peshkopisë nuk është ndjerë aspak dora e pushtetit vendor sa i përket investimeve.

Mes baltës, dhe papastërtisë, banorët e lagjes “Gjok Doci”, detyrohen që çdo ditë të kalojnë në këtë rrugë që nuk plotëson asnjë kriter edhe pse është pak metra larg qendrës së qytetit.

Banorët janë të shqetësuar për neglizhencën nga ana e Bashkisë Dibër, e cila drejtohet nga Dionis Imeraj.

“Është turp të mos bëhet rruga me asphalt. Ne nuk dimë gjë, por këto nënpunësat që janë të gjithë polica. Nuk di gjë se kush është kryetar bashkie. Nuk e njohim, kemi 4 vjet në këtë shtëpi.”

Banorët jashtë kamerës thonë se i janë drejtuar disa herë bashkisë për zgjidhjen e problemit, por deri më tani nuk është realizuar asnjë premtim i dhënë për lagjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat