KED interviston sot Sonila Bejtjan, pritet anëtari i 7 i Kushtetueses

Shqipëria

KED interviston sot Sonila Bejtjan, pritet anëtari i 7 i Kushtetueses

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 11:38
KED

Pas konfirmimit të Përparim Kalos si anëtari i 6 i Gjykatës Kushtetuese, ky institucion mund të mbajë edhe mbledhjen e parë pas një kalvari të gjatë mungese funksionimi prej më shumë se 3 vitesh.

Mendohet se në këtë mbledhje do të diskutohen çështjet me primare dhe më emergjente, pas plotësimit të kuorumit të nevojshëm që gjykata të marrë një vendim, pasi duhen të paktën 5 vota për një vendim.

Përgjatë ditës së sotme Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të intervistojë Sonila Bejtjan si kandidaten për vendin vakant si anëtare e 7 e Gjykatës Kushtetuese. Vakanca është shpallur nga Presidenti i Republikës.

Pas intervistimit të saj, emri do ti dërgohet presidentit që do të bëjë emërimin.

Pas plotësimit të vakancës për anëtarin e 7, do të priten edhe emrat e propozuar nga Gjykata e Lartë, për të plotësuar të gjithë Gjykatën Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat