Gjika: I vetmi vend në Evropë që nuk dha një euro për bizneset në pandemi, duam 1.5% të taksave të paguara

Shqipëria

Gjika: I vetmi vend në Evropë që nuk dha një euro për bizneset në pandemi, duam 1.5% të taksave të paguara

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:38
Gjergji Gjika

Gjergji Gjika, kreu i Unionit të Fasonistëve u shpreh se fasonët janë goditur nga pandemia, por nuk kanë marrë asnjë euro nga qeveria.

Gjika tha se kërkohet  rreth 1.5% të vlerës së taksave që janë paguar ndër vite nga bizneset.

Gjika: Ne jemi goditur nga arsye madh ore që nuk ishin në dorën tonë. Porositë u mbyllën ë mënyrë të menjëhershme dhe për disa punë nuk janë marrë paratë. Këto elementë sollën bllokim të tregut dhe mungesë të likuiditetit. Edhe sot që flasim askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Kjo pasiguri vazhdon edhe sot. Po të krahasohemi me fqinjët tanë, ne jemi unikë ku biznesi nuk është mbështetur me asnjë lek. Jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi marrë një euro për të mbajtur bizneset.

Ne kemi paguar taksat, por nuk kemi pasur përfitim nga kjo pagesë. Kosova e ka mbështetur biznesin, ndërsa ne jo. Ne kërkojmë 1.5% të vlerës që kemi paguar ndër vite. Ne nuk duam që të vëmë qeverinë në provë, por në total ka një nevojë për t’u rifutur në treg, shifër që shkon deri në 32 milionë euro. Në treg futesh me produkte që mund të tregtohen sot. Kërkohet edhe për kapital qarkullues, pasi na kanë ngelur andej. Kemi kërkuar një fond për blerjen e lëndëve të para, duke u futur edhe me Made in Albania.

Gjika shtoi se u përfol që paketa e tretë do të ishte para dimrit, ndërkohë që 20 mijë persona e kanë lënë vendin e punës.

Gjika: U përfol që paketa e tretë do të ishte para dimrit. Ne kemi kërkuar paketën e tretë kur 20 mijë veta e kanë lënë vendin e punës, ose nga 7 persona, 2 persona nuk punojnë më. Por edhe e ardhmja është e zymtë, pasi ky numër mund të shkojë në 4. Ne nuk kemi përgjigje nga qeveria. Kjo paketë është dhënë edhe në Kosovë, si një shtet i ri. Jemi brenda logjikës ekonomike. Çdo ditë që shtyhet humbet koha. Nëse vazhdojmë pa mbështetje për biznesin, do të ndodhë që do të vijnë edhe 20 mijë të tjerë të papunë. Se shifra që kërkohet është sa 2 km rrugë e Unazës së Re deri në Astir. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu, se atëherë le t’i nxjerrim nga tregu këto biznese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat