Protesta ku u shkatërrua flamuri turk në Mirditë/ Gjykata i jep dy vite burg 36-vjeçarit

Shqipëria

Protesta ku u shkatërrua flamuri turk në Mirditë/ Gjykata i jep dy vite burg 36-vjeçarit

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 22:45
Ilustrim

Gjykata e Lezhës ka gjetur fajtor dhe të dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar, si iniciator të një proteste të organizuar në dhjetor te vitit 2017-të, ku u shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digen e Hidrocentralit në Qafë Molle të Mirditës

Leon Molla dhe flamuri turk në digën e hidrocentralit

Gjykata e Lezhës ka gjetur fajtor dhe të dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar, si iniciator të një proteste të organizuar në dhjetor të vitit 2017-të, ku u shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digën e Hidrocentralit në Qafë Mollë të Mirditës.

Leon Molla u dënua për vepren penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë organizator i tubimit në Mirditë. Sipas dosjes hetimore përmes shkrimeve dhe videomosazheve në rrjetet sociale i riu ju ka bërë thirrje njerëzve që të mblidhen për të hequr flamurin turk në Qafë-Mollë të Mirditës, duke nxitur gjuhen e urrejtjes.

Gjykimi ndaj tij eshtë bërë në mungese, pasi Molla me origjinë nga Mirdita  jeton ne Francë që prej vitit 2012, ndërsa prokurori Arben Agovi kishte kërkuar që ai të dënohet me tre vite heqje lirie, por gjykata dha një dënim më të butë ndaj tij.

Ne lidhje me tubimin u referuan materialet në prokuori edhe për 60 përsona të tjere pjesmarres, por hetimet ndaj tyre u pushuan, pasi sipas prokurorisë nuk janë provuar element të vepres penale. Leon Molla është një personazh kontravers dhe në faqet e tij në rrjete sociale ka shpesh thirrje nacionaliste dhe thirrje për rikrijimin e “Republikës së Mirditës”, një shtet jetëshkurtër i shpallur në vitin 1921, nga Marka Gjoni, me mbështetjen e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që kundërshtonte bashkimin e Mirditës me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Paraditen e 31 dhjetorit të vitit 2017-të dhjetra përsona u mblodhen në Qafë Mollë të Mirditës, duke shkatërruar flamurin Turk që ishte vendosur në digen e HEC-it qe është ndërtuar nga një kompani Turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat