Ju gjet municon luftarak brenda shtëpisë, arrestohet 54 vjeçari

Shqipëria

Ju gjet municon luftarak brenda shtëpisë, arrestohet 54 vjeçari

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar në Krujë është arrestuar pasi nga kontrolli i kryer në banesën e tij iu gjet municion luftarak.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se 54-vjeçari banues në fshatin Zezë mbante armë të fshehura në shtëpi.

Gjatë kontrollit të kryer nga forcat blu, 54-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë.

Të gjitha municionet luftarake të sekuestruara në cilësinë e provës materiale nga policia do t’i dërgohen prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat