“Në një jetë tjetër do isha rock star ose gazetare”/ Rrëfehet Mimi Kodheli: Si kam thënë mjaftueshëm të dua…

Shqipëria

“Në një jetë tjetër do isha rock star ose gazetare”/ Rrëfehet Mimi Kodheli: Si kam thënë mjaftueshëm të dua…

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:06
Mimi Kodheli

Si rrallë herë, Mimi Kodheli ka rrëfyer për jetën e saj, ku nuk ka nguruar të tregojë dëshirat dhe pengjet, por jo vetëm.

Në një intervistë për ”Wake Up”, Kodheli ka treguar se në një jetë tjetër do të ishte gazetare apo rock star.

Ish-ministrja e Mbrojtjes tregoi se nuk mundi të studionte për gazetari, pasi  në atë kohë fakulteti ishte i mbyllur, ndaj zgjodhi degën e Financës. Kodheli u shpreh se i pëlqente edhe rroku por për shkak të sistemit të asaj kohe nuk guxonte ta shprehte këtë dëshirë.

“Kam pasur dëshirën të bëhem gazetare, babai im ka qenë një penë e mirë, shpeshherë shkruante me emrin e tij dhe ndonjëherë me pseudonim për shkak të sistemit të asaj kohe. Pastaj në ato vite fakulteti i gazetarisë ishte i mbyllur dhe për pasojë isha shumë indiferente se cfarë do të bëja në jetë më pas.  Nga gazetaria tek financieria ka një diferencë të madhe në fusha por kam qenë e re, me vullnet të fortë dhe ia kam dalë mbanë.

Gjithashtu dëshira ime tjetër ka qenë të isha rock star. Në atë kohë të kisha këto ide, nuk mundeshe, duhet të kishe shumë guxim por ashtu me kintaret e shtrembta dhe gjuhët që dinim, disa të mësuara në shkollë dhe disa tinëz, ne mbërrinim të kishim njohuri të mira rreth muzikës, qoftë edhe të rrokut. Në jetën tjetër do isha Rockstar. Babai im ishte një njohës i mirë i gjuhës klasike ndaj emri im është Mimi,”– rrëfeu ajo .

Gjatë intervistës, Kodheli tha se pishmani i saj në jetë është se nuk i ka thënë mjaftueshëm “të dua” të atit, i cili është larguar herët nga jeta.

“Ngaqë babi im është larguar herët nga jeta nuk i kam thënë mjaftueshëm sa e dua. edhe mamasë sime që është Akoma në jetë, ndoshta nuk i them mjaftueshëm sa e dua. E dua më shumë se cdo gjë në botë, janë shumë të shtrenjtë prindërit, respektojni dhe duajini që të mos iu ngel pishman,”- përfundoi deputetja socialiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat