Aksidenti i rëndë me 1 viktimë e 6 të plagosur në Elbasan, arrestohet 29-vjeçarja

Shqipëria

Aksidenti i rëndë me 1 viktimë e 6 të plagosur në Elbasan, arrestohet 29-vjeçarja

Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar 29-vjeçaren K. Sh., pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku humbi jetën një 37-vjeçar dhe u plagosën gjashtë persona të tjerë.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku automjeti tip Volkswagen, i drejtuar nga e reja, është përplasur me një minibus pasagjerësh, dhe për pasojë humbi tragjikisht jetën shtetasi Gledis Dedja.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat