Zgjatet lëvizja e qytetarëve pas festave, rikthehet ora policore në 22:00

Shqipëria

Zgjatet lëvizja e qytetarëve pas festave, rikthehet ora policore në 22:00

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Festimet u mbyllën ndërsa masat për të shmangur grumbullimet e frenuar përhapjen e koronavirusit u lehtësuan.

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë për Covid 19 ka zgjatur orarin e lëvizjes së qytetarëve vendosur nga nata e Krishtlindjes deri më 4 janar.

“Prej të martës nuk do të jeni më të detyruar të shkoni në shtëpi në tetë e gjysmë të mbrëmjes ndërsa baret, restorantet dhe fast –foodet të mbyllin dyert për klientët brenda këtij orari.

Ora policore kthehet ashtu si  para festave, nga 10 e darkës deri në 6 të mëngjesit. Kufizimi do të jetë i vlefshme deri në një afat të pacaktuar”.

Në rast të mos respektimit të këtij orari policia mund t’ju ndëshkojë më gjobë.

Ata që kanë një emergjencë shëndetësore, arsye pune apo nevojë të domosdoshme mund të lëvizin përtej këtij orari, por me një kusht. Duhet të pajisen me autorizim në portalit e-albania.

Ndërkohë  fluturimet me Britaninë e Madhe vijojnë të jenë të pezulluara deri më 6 janar , ashtu si dhe detyrimi për të qëndruar në karantinë 14 ditore për qytetarët që vijnë në Shqipëri prej këtij shteti përmes rrugëve të tjera.

Arsye mbetet mutacioni i ri i Sars CoV 2 zbuluar atje muajin e fundit të vitit të shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat