Kosova në pritje të zgjedhjeve, gazetari Franko Egro: Fitorja e VV-së është e sigurt

Shqipëria

Kosova në pritje të zgjedhjeve, gazetari Franko Egro: Fitorja e VV-së është e sigurt

Më: 4 janar 2021 Në ora: 21:15
Franko Egro

Brenda pak javësh Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Partitë presin zbardhjen e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi qeverinë e Avdullah Hoti.

Ende nuk ka asnjë lëvizje zyrtare të partive politike për garën elektorale, apo për koalicionet e mundshme. Ajo që dihet zyrtarisht janë kandidatët për kryeministër, ku LDK ka zgjedhur Avdullah Hotin, PDK Enver Hoxhaj, ndërsa LVV është në pritje të publikimit të vendimit të Kushtetueses.

Gazetari dhe autori i emisionit “Balkan Talks” në Euronews Albania, Franko Egro foli rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë. Ai tha se këto zgjedhje pritet t’i japin një dimension të ri politikës atje.

“Për Kosovën janë zgjedhje të rëndësishme për shkak të asaj se çfarë përtojë politika dhe parlamenti në Kosovë. Këto zgjedhje duhet t’i japin një ridimensionim të ri politikës dhe klasës politike në Kosovë. Ky parlament do t’i japë një legjitimitet të ri jetës politikë në Kosovë, pas zhvillimeve që ndodhën në vitin e kaluar” tha ai.

Ai shtoi se bazuar në sondazhet e kryera, Lëvizja Vetëvendosje pritet të jetë forca e parë në zgjedhje me një diferencë të theksuar nga vendi i dytë dhe i tretë.

Sa i takon koalicioneve parazgjedhore, gazetari Egro thotë se momentalisht nuk ka sinjale për diçka të tillë, por me përjashtim të Vetëvendosjes, partitë e tjera kanë thënë se nuk ka “vija të kuqe” për krijimin e koalicioneve paszgjedhore.

“Në Kosovë tashmë nuk kanë dyshime se do të jetë Lëvizja Vetëvendosje forca e parë politike në Kosovë, dhe mendohet se do të jetë me distancë nga vendi i dytë dhe i tretë. Është thuajse e sigurt se VV do të jetë partia e parë në zgjedhje, pastaj LDK, dhe më pas AAK. Për momentin nuk ka përpjekje për të krijuar koalicione dhe zërat në të gjitha forcat politike kanë theksuar se secila  prej tyre duhet të masë forcën para elektoratit”, tha Egro.

Gazetari thotë se fushata elektorale pritet të fokusohet dhe të ketë si kryetemë "mirëqeverisjen e vendit".

“Fokusi do të jetë tek mirëqeverisja. Të gjitha forcat politike duhet të merren mbi mënyrën se si do të qeverisin për ta dalë nga stanacioni ekonomik ku ndodhet Kosova”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat