Nuk respektuan karantinën, 7 milionë lekë gjobë për 9 shqiptarë që vinin nga Britania e Madhe

Shqipëria

Nuk respektuan karantinën, 7 milionë lekë gjobë për 9 shqiptarë që vinin nga Britania e Madhe

Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:05
Ilustrim

Policia Kufitare e Rinasit ndëshkon me 7 milionë lekë gjobë 9 shtetas, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm 14-ditor që duhet të kryejnë shtetasit që vijnë nga Britania e Madhe.

“Në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, datë 21.12.2020, për ndalimin e lëvizjes përmes rrugëve ajrore me Britaninë e Madhe, ku në pikën 2 të këtij urdhri thuhet se personat që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe dhe hyjnë në Shqipëri, janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë mbajtur një regjistër të veçantë për këta persona dhe kanë njoftuar komisariatet përkatëse të qyteteve ku këta shtetas kanë vendbanimet.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë intervisitimit dhe verifikimit të personave që dalin nga Shqipëria, kanë konstatuar 9 shtetas që kanë shkelur vetëkarantinimin e detyrueshëm dhe kanë tentuar të largohen nëpërmjet Rinasit për në destinacionin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare nuk i kanë lejuar këta shtetas të udhëtojnë dhe secilin prej tyre e kanë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë“, njofton Policia.

Dy ditë më parë, Policia Kufitare e Rinasit ndëshkoi 6 shtetas, me masë administrative, për shkelje të vetëkarantimimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat