Klandestinët sirianë në Vlorë, 63-vjeçari i strehoi në hotelin e tij, ja çfarë gjeti policia gjatë kontrollit

Shqipëria

Klandestinët sirianë në Vlorë, 63-vjeçari i strehoi në hotelin e tij, ja çfarë gjeti policia gjatë kontrollit

Më: 10 janar 2021 Në ora: 08:55
Klandestinët sirianë

50 klandestinët që kapën mbrëmjen e të premtes, 8 janar, në Vjosë ishin strehuar në ambjentet e hotelit të 63-vjeçarit Fatos Dusha, i arrestuar tashmë nga policia.

Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar lidhur me operacionin thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkepunim.

Rreth 50 klandestinë nga vendet në konflikt u shpëtuan mbrëmjen e 8 janarit 2021, pasi qëndruan për rreth tre orë në det të hapur në tentativë për të kaluar ilegalisht me gomone drejt Italisë nga një grup trafikantësh

Mjeti lundrues mbeti i bllokuar për disa orë në grykëderdhjen të Vjosës ku u ndërhy nga forcat shqiptare që sipas burimeve u njoftuan përmes një telefonate se po rrezikoheshin të mbyteshin në kushtet kur forca e detit ishte deri në 5 ballë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Vihet në pranga një nga autorët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për hetimin e Trafiqeve dhe Narkotiëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkepunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat