Teknologjia në zgjedhje, KQZ kërkon takim me partitë politike

Shqipëria

Teknologjia në zgjedhje, KQZ kërkon takim me partitë politike

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve i kërkon takim për zgjedhjet e 25 Prillit, partive politike.

Në një njoftim dërguar selive të partive KQZ kërkon që takimi të zhvillohet nesër.

“Duke marrë në konsideratë afrimin e datës së zgjedhjeve dhe rëndësinë që kanë projektet e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qëndrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë Shqipërisë, KQZ dëshiron të zhvillojë një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në KQZ”.

Pritet në ditët në vijim konfirmimi i takimit nga subjektet politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat