Lezha sot: Torovica e Zadrima ende nën ujë, disa familje rrezikohen nga rrëshqitjet

Shqipëria

Lezha sot: Torovica e Zadrima ende nën ujë, disa familje rrezikohen nga rrëshqitjet

Më: 13 janar 2021 Në ora: 09:10
Ilustrim

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje në disa zona të vendit. Situata në Lezhë mëngjesin e sotëm paraqitet disi më e qetë pasi të paktën prej dy ditësh në atë zonë nuk ka pasur reshje shiu.

Gazetari Elvis Hila mëngjesin e sotëm raportoi për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora se niveli i ujit është ulur ndërkohë vzhdojnë të jenë të bllokuara akset rrugore që lidhin fshatrat Pirrë dhe Blinisht. Gjithashtu niveli i ujit ka arritur disa centimetra në superstradën Lezhë-Shkodër gjë e cila ka bërë të pamundur lëvizjen.

“Qarku i Lezhës ka qenë ndër zonat më problematike,  pasi kemi patur 4500 Ha të përmbytura dhe  janë evakuuar reth 40 familje, ndërkohë zonat më të prekura kanë qenë Bashkia e Lezhes dhe e Kurbinit. Situata ka nisur të përmirësohet, por vazhdojmë të kemi problematika.

Tani që ne flasim niveli i ujit ka rënë, por në zonën e Torovicës, Zadrimës, vazhdon të ketë prezencë të ujit dhe janë qindra hektarë tokë të përmbytura, ndërkohë që vazhdojnë të jenë të bllokuara akset rrugore që lidhin fshatrat Pirrë dhe Blinisht dhe superstrada Lezhë-Shkodër ku niveli i ujit ka arritur në disa centimetra, çka është e pamundur lëvizja”

Hila tregon se në zonën e Torovicës ka ndodhur një fenomen mjaft i frikshëm nga erozioni si pasojë e rrëshqitjes së një masivi mali ku kanë mbetur të dëmtuara tre banesa dhe disa të tjera janë ende në rrezik. Menjëherë nga autoritet përkatëse tre familje janë evakuuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat