Sanitarja i zhvati 8 mln lek të bijës së pacientes që vdiq/ Rama: Si mund të japësh lekë pa verifikuar më kë po flet?

Shqipëria

Sanitarja i zhvati 8 mln lek të bijës së pacientes që vdiq/ Rama: Si mund të japësh lekë pa verifikuar më kë po flet?

Më: 14 janar 2021 Në ora: 23:03
Edi Rama

Duke komentuar rastin e një sanitareje në Spitalin “Shefqet Ndroqi” e cila duke u hequr si infermiere i kishte zhvatur një qytetareje rreth 8 mln lekë të vjetra, kryeministri Edi Rama thotë se është një akt i pështirë.

Duke folur për këtë çështje, kreu i qeverisë tha se nuk mund t’i jepej lekë askujt pa verifikuar, ndërkohë që në spitalet publike shërbimi ligjërisht është falas.

“Është përshtirosje që nuk kam fjalë ta shpjegoj. Jam ndjerë mirë që u demaskua dhe sot është pas hekurave. Shpreh respektin ndaj gazetarëve që nuk dhanë opinione por bënë shërbim të madh publik. E para është një shëmbëlltyre e tillë që pa diskutim nuk është e vetmja, se ka edhe të tjerë që i ngjajnë. Denonconi sa më shumë tek emisionet investigative. Si mund të japësh lekë pa verifikuar më kë po flet?

E rëndësishme që nuk rezulton të ketë një zinxhir. Ajo është pas hekurave, nëse ka edhe të tjerë pas saj do të jenë edhe ata. Përjashto veten tim dhe Zahon të gjithë të tjerët përgjigjen individualisht. Nëse këtë e them, e them se unë jo që nuk kam tendencë që të mbroj apo justifikoj, apo zbukuroj situatën por e kundërta është e vërtetë. Se çfarë morali ka PS, e kemi treguar më shumë se një herë. Familja gjykohet nga mënyra sesi reagon”, -tha Rama në “Open”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat