Banorët e tre fshatrave në protestë bllokojnë për disa minuta Rrugën e Kombit

Shqipëria

Banorët e tre fshatrave në protestë bllokojnë për disa minuta Rrugën e Kombit

Më: 16 janar 2021 Në ora: 10:48
Protesta

Paraditen e sotme  (16 janar) banorët e fshatrave Munuz, Rrajë e Zezë dhe Velë në Mirditë kanë bllokuar Rrugën e Kombit për disa minuta në dalje të Rubikut, në shenjë protestë për dëmtimin e rrugës së këtyre fshatrave nga një firmë që po ndërton ujësjellësin.

Banorët thonë se rruga e tyre është bërë thuajse e pakulueshme dhe po ju dëmton automjetet dhe asnjë masë nuk është marrë për ta kthyer në gjëndjen e mëparshme. Banorët u përplasen dhe me policinë të cilët kundërshtuan bllokimin e Rruges se kombit.

“Firma që ka ndërtuar ujësjellësin ka dëmtuar rrugën ekzistuese. Ne nuk jemi kundër investimeve por të mos dëmtohemi. I jemi ankuar administratorit të njësisë administrative Rubik më ka thënë është faj i firmës ndërtuese. Firma ndërtuese thotë se e ka në projekt që atë që nxjerrë nga kanali ta hedhë sërish në kanal” thotë një banor.

”Kërkojmë të na ndërtohet rruga 7 km. Janë 1600 banorë. Na e kanë prishur rrugën. Ne presim nga shteti të na i ndërtojë jo të na i prishin. Rinia po largohet, një i sëmurë s’ka si të shkojë në spital. Nuk e kemi për politikë po e kemi për interesat tonë. Rinia po largohet punësimi ka mbaruar, shëndetësia ka mbaruar se ku do shkojmë nuk e di. Kërkojmë të na mbështesë shteti duke pas parasysh që pushteti vendor ka 6 vjet e një lopatë nuk e hedh, nuk e ka, se ku shkojnë paret e taksat e qytetarëve nuk e dimë’‘

Banorët paralajamërojnë për përshkallëzim të protestave nëse rruga nuk do të shtrohet me asfalt.

Bllokimi i rrugës ka shkatuar dhe radhë të gjata të makinave të cilat nuk janë lejuar të lëvizin për disa minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat