Dëbora mbulon vendin, Rama: Po punohet që të gjitha rrugët të jenë të hapura

Shqipëria

Dëbora mbulon vendin, Rama: Po punohet që të gjitha rrugët të jenë të hapura

Më: 16 janar 2021 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka siguruar sot qytetarët se të gjitha rrugët kombëtare do të qëndrojnë të hapura pavarësisht reshjet e dëborës në shumë zona të vendit. Në një postim në mediat sociale, teksa ka treguar se ministrja Belinda Balluku ka shkuar në Qafë Plloçë ku ka parë nga afër punën që bëhet për hapjen e rrugës, Rama shkruan se të gjitha rrugët do të jenë të sigurta për drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë  kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Vjerdho shprehet se në Qafë Plloçë janë dy borëpastruese që po vijojnë punën.

“Janë dy borë pastruese që po punojnë në këtë zonë dhe 20 punëtorë vetëm për këtë segment”, u shpreh ai.

Ndërkohë ministrja Balluku bëri thirrje për kujdes nga drejtuesit e mjeteve. “Të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar. Ne vazhdojmë i kontrollojmë rrugët, u hedhim kripë, por gjithsesi drejtuesit e mjeteve të tregojnë shumë kujdes”, tha ajo.

Më tej ministrja shtoi se në veri situata është më e qetë dhe se po vijon puna për hapjen e rrugës së Thethit.

“Për sa i përket veriut kemi ndjekur se aty situata ka qenë pak më e mirë se këtu. Megjithatë të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri. Po vazhdon puna në rrugën e Thethit për të hapur atë rrugë dhe banorët të kenë akses”, tha Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat