Këlliçi-Ramës: Mashtrues ndërkombëtar! Je i gjatë, por gënjeshtra jote i ka këmbët e shkurtra…

Shqipëria

Këlliçi-Ramës: Mashtrues ndërkombëtar! Je i gjatë, por gënjeshtra jote i ka këmbët e shkurtra…

Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:55
Edi Rama

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka reaguar ndaj akuzave të Ramës ndaj Francës se ka stok vaksinash anti-Covid, duke theksuar se ‘kryeministri është i gjatë por gënjeshtra e tij i ka këmbët e shkurtra.’

Duke iu referuar ambasadës franceze e cila i ka hedhur poshtë këto akuza, Këlliçi e quan një ‘mashtrues me patentë ndërkombëtare’ i cili ka ‘mllef të vjetër ndaj Francës, për shkak të refuzimit francez për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.’

Postimi i plotë 

Kryeministri është i gjatë por gënjeshtra e tij i ka këmbët e shkurtra!

Ambasada e Francës në Tiranë ka përgënjeshtruar Edi Ramën!

Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t'i përdorë, në vend që t'i ndajë me të tjerët. Informacion i pavërtetë sipas ambasadës franceze, e cila e konsideron këtë "një sulm ndaj një vendi mik dhe aleat si Franca". Në të vërtetë, financimi për vendet e Ballkanit Perëndimor kap vlerën 70 milionë euro nga programi IPA.

Rama bën me faj Francën sepse sipas mendores së tij të gjithë kanë faj, Franca, Hollanda, Saliu.

Vetëm ky që qeveris nuk paska faj! Mllef i vjetër i tij për shkak të refuzimit francez për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. 

Kur të kap Franca në gënjeshtër, bëhesh zyrtarisht "mashtrues me patentë ndërkombëtare". Urime! Ti e meriton! Shqipëria jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat