“Të rinjtë vendimmarrës të politikave”- Kryemadhi takim me ata që votojnë për herë të parë

Shqipëria

“Të rinjtë vendimmarrës të politikave”- Kryemadhi takim me ata që votojnë për herë të parë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 10:34
Monika Kryemadhi

Gjatë një takimi me të rinj që votojnë për herë të parë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi votuesit për herë të parë janë një nga pikat kryesore dhe më të forta të LSI-së.

Sipas saj, të rinjtë duhet të jenë vendimmarrës të politikave dhe një nga pikat kryesore është arsimimi.

Ajo kërkoi që të zhvillohen takime me çdo qytetar, duke shtuar se Shqipëria nuk merret peng nga një njeri i vetëm.

Pjesë nga deklarata

Ne çdo ditë duhet të punojmë me njerëzit, çdo ditë të punojmë nga 10 minuta, me një shok, komshi, që t’ i motivojmë, t’i çojmë e sidomos votuesit për herë të parë, sepse janë një element i jashtëzakonshëm. Vetë strategjia që po përdoret është strategjia për të larguar të rinjtë nga Shqipëria.

Ajo që unë shikoj tek kryeministri në ikje është se ai thotë, duroni ju se s’keni çfarë bëni. Kush nuk duron të ikë nga Shqipëria. Ky është vendi i Shqiptarëve. Nuk është vendi i Ramës, Monikës, Lulit. Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Në këtë drejtim ai përveç se gjen guximin se ka varfëruar shqiptarët, ka rritur taksat, ka krijuar kriza njëra pas tjetrës, tani merr guximin e thotë, duroni kush durojë dhe ikni ata që nuk durojnë. Nuk mund ta lejojmë një njeri të tillë që të marri peng të ardhmen tuaj.

Në radhë të parë jeni ju, që nuk duhet ta lejoni. Më pas jemi ne, prindërit, që jemi pjesë e këtij segmenti, strukture njerëzore. Nuk mund të thuash të partive politike, sepse partitë politike bëjnë programet e tyre që kanë të bëjnë me evidentimet e problematikave që kanë të bëjnë me institucionet. Sot çështja e shpopullimit, mungesa e shpresës.

Blerta ka hyrë  në shkollë në infermieri, për të ikur në Gjermani. Kjo është absurditeti më i madh që kemi në mentalitete tona. Ne duhet të krijojmë hapësira pafundësisht, turizëm mësimor, turizëm shëndetësor. Sot është dita më e ftohtë e dimrit dhe ke qejf të dalësh, për diellin, detin. Janë disa elementë që duhet ti kthejmë në pozitivitet. Pozicioni gjeostrategjik i Shqipërisë në momente të caktuara ka qenë një hall i madh, por ne duhet ta kthejmë në një avantazh jo vetëm ekonomik, por edhe përfshirje.

Vajza: Siç edhe tha Joana, e rëndësishme është ti japim motivim e shpresë dhe atyre që janë larguar dhe të kthehen e të japin kontributin e tyre këtu tek ne.

Votuesit për herë të parë janë një nga pikat kryesore dhe faktikisht kanë qenë dhe një nga pikat më mbështetëse të LSI. Ju jeni  personat kryesor të votuesve për herë të parë që punojnë në grupin e Tiranës dhe ndërkohë janë dhe shumë djem dhe vajza të tjerë që janë në këtë trajnim dy ditor të LRI. Një nga pikat kryesore jo vetëm për evidentimin e tyre  dhe angazhimin e tyre që në 25 prill të shkojnë të votojnë sepse 98 ditë janë ato që na ndajnë nga 25 prilli. Pra  ka filluar countdowni të pakësojë ditët. Ajo qe është shumë e rëndësishme është dhe përfshirja e tyre, ngritja e problematikave, hartimi i disa planeve pune jo vetëm nga ana e maturantëve dhe studentëve por dhe për të krijuar një strategji përsa i përket punësimit dhe konkurrencën në tregun e punës. Një nga problemet kryesore që ka sot rinia shqiptare. Ajo që kemi diskutuar dhe me Floidën në shumicën e rasteve LRI ka qenë jo vetëm hartuese e politikave të LSI por dhe vendimmarrëse jo vetëm në përfshirjen e strukturave drejtuese por dhe në  hartimin politikave.

Ne një nga pikat kryesore kemi arsimin. Sepse arsimin nuk e shikojmë si shpenzim, e shikojmë si investim. Jo vetëm ligjin e arsimit të lartë, jo vetëm maturën shtetërore por gjithë ndërtimi i sistemit arsimor për LSI është shumë i rëndësishëm. Një sistem arsimor i cili krijon hapësira jo vetëm për nxënësit dhe studentët cilësorë por krijon dhe një hapësirë të jashtëzakonshme përsa i përket punësimit të mirëpaguar. Po kështu kemi vendosur në program strategjinë Mëso dhe Fito që ju jeni jo vetëm kërkuesit dhe propozuesit kryesor por jeni dhe përfituesit kryesor. Kështu që ne duhet të mos ndalojmë. Këtë eksperiencë tuajën përsa i përket votuesve përherë të parë, evidentimin e tyre, kontaktin e tyre, ta shtrijmë në të gjithë Tiranën por dhe në të gjitha e tjera siç janë Elbasani, Durrësi, Korça, Vlora ku faktikisht dhe ju me pikat e kontaktit që keni do të fillojmë drejt përfundimit dhe evidentimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat