Marrëveshja me Pfizer/ Ruçi jep sqarime, nisin debatet në Kuvend, Hajdari refuzon të votojë marrëveshjen

Shqipëria

Marrëveshja me Pfizer/ Ruçi jep sqarime, nisin debatet në Kuvend, Hajdari refuzon të votojë marrëveshjen

Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:11
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dhënë përgjigje interesit të deputetëve të opozitës në lidhje me votimin në Kuvend të marrëveshjes me Pfizer për vaksinën anti-COVID, e cila nuk duhet të botohet në shtyp. Ruçi tha se kjo është një marrëveshje dy palëshe që Pfizer nënshkruan me të gjitha shtetet që zgjedhin të marrin vaksinën ndërsa shtoi se deputetët mund të njihen me të në komisionet respektive.

“Unë bëra një propozim dhe thashë tre kryetarët e grupeve janë dakord. S’kemi të bëjmë me tallje të ekzekutivit. Të dyja aktet e para normative kishin mbërritur në parlament. Në konferencë të kryetarëve kam thënë se nuk do të botohet as në shtyp dhe as në rrjetet përkatëse sepse është marrëveshje. Janë botuar në komisionet respektive dhe deputetët janë të lutur të ulen dhe të njihen me ta. Kjo nuk është kërkesë për ne por për të gjithë parlamentet. Jemi të detyruar ta zbatojmë për sa kohë jemi dy palë”, u shpreh ai.

Ruçi lexoi një pjesë nga akti normativ për vaksinën. “Akt normativ nr. 1 për furnizimin përmes kompanisë X, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimin e vaksinës anti-COVID në Shqipëri dhe përdorimin e tyre nga popullata. Akt normativ për dhënien e autorizimit me prodhuesit e vaksinës anti-COVID që janë certifikuar nga departamenti amerikan. Çfarë sekreti ka këtu. Çfarë do të shikojmë”, tha Ruçi.

Ndërkohë, deputetja Rudina Hajdari ka refuzuar të votojë aktin normative për miratimine marrëveshjes së fshehtë të qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, e cila prodhon vaksinën kundër koronavirusit.

Sipas saj, gjithçka duhet të të bëhet transparente edhe për qytetarët, pasi ata duhet të dijnë se si merren ëkto vaksina.

“Nuk jam informuar në lidhje me këtë takim që keni bërë dhe diskutimit që keni bërë dhe nuk jam dakord me mënyrën e procedimit sepse është një cështje tejet sensitive dhe duhet të jemi sa më transparentë me qytetarët dhe aktet normative nuk kanë pse të kalojnë sot. Në mund të mblidhemi në një seancë tjetër dhe të njihemi me këto akte. Nuk kemi pse sillemi sikur ka ndonjë sekret të madh. Duhet të jemi transparentë se si merren këto vaksina dhe qytetarët të jenë në dijeni”, tha Hajdari.

 Nga ana tjetër deputeti Ralf Gjoni tha se gjithçka po mbahet e fshehtë dhe duhet transparencë, si me deputetët, me median dhe me qytetarët.

Ndërsa deputeti Kujtim Gjuzi akuzoi Ramën se i ka sjellë vaksinat në mënyrë kontrabandë dhe ka frikë të vijë të përballet në Kuvend.

Ralf Gjoni: I nderuar z.Kryetar i Kuvendit. Unë jam dakord që t’i shqyrtojmë dhe pse jo t’i votojmë ligjet e qeverisë, por jo të tallet ekzekutimi me ne. Jam duke kërkuar në rendin e ditës, nuk kemi asnjë email asnjë tekst nga administrata e Kuvendit. Deputetët e Kuvendit nuk mund të votojnë vetëm në titujt që lexon Kryetari i Kuvendit. Për vaksinën e Covax kemi votuar me ministren Manastirliu dhe s’e dimë ku është fshehur Covax-i. Dëgjojmë dhe në media për marrëveshje sekrete që duhet të votojmë për marrëveshjen Pfizer. A ka mundësi të kemi më shumë transparencë? Ju lutem shumë këto duhet të bëhen publike dhe transparente për ne deputetët dhe publikun. Po e kthejmë shtetin në një çerdhe informale ku kemi vetëm një edukator që drejton, të tjerët duken si kalamanj.

Ruçi: Është një marrëveshje sekrete që nuk do të bëhet publike as për mediat as për një. Është një kërkesë e tyre, që mos ta kenë marrëveshjen deputetët, është një kërkesë për të gjitha parlamentet jo vetëm për tonin.

Gjuzi: Kryeministri ka shkelur ligjin, sepse në mënyrë kontabandë ka futur dhe ka bërë një vaksinë të pacertifikuar nga laboratori i barnave. Ndaj sot në nisje të këtij sesioni Rama mungon këtu se e dinte që opozita do i nxirrte probleme, parafolësit e thanë.

Ruçi: Këtë po e thua ti.

Gjuzi: Të lutem z.kryetar…

Ruçi: Jo jo ke gjë për të thënë për rendin e ditës?

Gjuzi: Po mbivendoseni kryetar. Do të na mbyllësh gojën. Rama na e mbyull gojën. Sepse doni t’i mbani të gjitha në kontroll. Pse nuk vjen kryeministri në interpelancë me deputetët. Është i paqefshëm?

Ruçi: Do të vijë në seancën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat