“Ka ndryshuar Marku apo PD ?”, Mark Marku rrëfen pse pranoi të bëhet drejtues politik i PD në Lezhë

Shqipëria

“Ka ndryshuar Marku apo PD ?”, Mark Marku rrëfen pse pranoi të bëhet drejtues politik i PD në Lezhë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 23:39
Pedagogu i gazetarisë Mark Marku

Pedagogu i gazetarisë Mark Marku ka rrëfyer në News24 se pse pranoi të bëhet drejtues politik i PD në qarkun e Lezhës.

Marku e pranon se prej vitesh ka pasur bindjen që mos i rikthehet më politikës, por 2-3 javët e fundit sipas tij lindi një ide e domosdoshme ose e nevojshme, ndikuar dhe nga ofertat që ka pasur nga zona prej nga ka dhe origjinën.

Ai thekson se këtë lëvizje e ka bërë sepse është i bindur se në këtë moment duhet ndryshuar forma e qeverisjes.

“ Nuk e shpjegoj se do ishte pak delir çfarë mendojnë të tjerët. Njëra ka të bëjë me sjelljen time. Është krijuar përshtypja që edhe unë e kam pas, nuk do merrem më me politikë, dhe do i përkushtohem karrierës profesionale, jetës publike. Të forta 8 vjet opozitë e fortë. Për shkak të natyrës dhe karakterit. Mund të jetë mirë a keq, s’pajtohem me gjëra, hesht, nuk e kam natyrën time.

Për shkak të kësaj është bërë surprizë. Me thënë të drejtën, e kam deklaruar, e vërtetë është që s’kam ndonjë interes politik në kuptimin e karrierës politike, por mbaj qëndrime.

Legjitim shqetësimi. Nuk është shqetësim pse unë jam në politikë, por kriminelë e banditë që s’e kanë statusin tim. Nuk apragjyk askënd. Isha i vendosur mos përfshihem. Por në momentet e fundit, 2-3 javët e fundit, pavarësisht se kam pasur oferta prej vitesh. Në momentet e fundit ishte një ide e domosdoshme, kemi nevojë etj etj. Kërkesa ka pasur dhe nga zona” tha Marku.

PYETJA: Ka qenë reflektimi i Bashës, që nuk iu përfshiu në 2017?

“Nuk pranova vetë atëhere. E kam marrë vendimin pa brerje ndërgjegjie, por me hezitim. Isha komod në pozicionin tim, asnjë lloj përmbushje publike, apo nevojë materiale. Në këtë kuptim, por unë por kam marrë një vendim duke u nisur mbi mënyrën si funksionoj unë. Duhet, do t’a bëj. Një njeri që mendon se duhet ndryshuar një formë qeverisje duhet të kalojë rubikonin. Nuk duhet ta shes këtë sikur po bëj sakrificë të madhe. Po bëj një gjë që duhet. Jam i bindur se në këtë moment duhet ndryshuar forma e qeverisjes.

Unë jam person që, çfarë të thuash, kemi bërë punë të mira, s’mund të thuhet. Unë jam i bindur, thashë me vete, ok po bëj këtë, po kontribuoj dhe nuk më ka shkuar mendja, si të jem në Komision, si mos isha. Do isha shumë keq nëse në listën e PD të ketë emra që unë paguaj kosto duke qenë aty.

Ideja që të thyhet, duhet të bësh dhe bëje sepse sa më kritike të jetë media, sa më shumë të ketë një forcë politike, aq më mirë është qeverisja” tha ndër të tjera.

Por analisti Arjan Vasjari tha se nuk do ta quajë rikthim të Markut, por rinisje të tij në PD, ndërsa ngriti pyetjen, që sipas tij, është thelbësore, se kush ka ndryshuar, Marku apo PD.

Në përgjigje të tij, Marku deklaroi se ai nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë, por është PD që ka ndryshuar dhe që duhet të ndryshojë edhe në vijim.

Arjan Vasjari: Nuk e konsideroj rikthim të Mark Markut në PD, por një rinisje. Sjelljet publike të Markut, idetë, qëndrimet, kanë qenë qëndrime në atë habitat, nuk ka pasur një zhvendosje, dhe për këtë është një rinisje, jo rikthim. Nuk jam kundër dhe me rikthim, mjafton të mos kenë brenda njolla të së shkuarës, konflikt interesi. Nuk besoj që ky është rasti i Marku, madje ai kur iku, them se i mbolli arsyet e ikjes së tij. Që të rinisësh një histori në një familje politike, patjetër duhet të ketë ndodhur diçka, duhet të ketë ndodhur një ndryshim. Dhe pyetja është në ka ndryshuar PD apo Marku? Kjo është një pyetje themelore. Sigurisht që i bën nder kthimi në PD, sepse është një njeri me personalitet, me dinjitet, që nuk është i korruptuar, nuk ka pasur konflikt interesi. Marku nuk bën pjesë tek ata, të cilët bëjnë kalkulime për të qenë në jetën publike. Unë kam përshtypjen që Marku ka qenë stacion.

Mark Marku: Unë mendoj që unë personalisht nuk kam ndryshuar dhe as që kam ndërmend të ndryshoj më, në kuptimin e mendimit, reflektimit. Nëse e bëj diçka sot, nesër them se prit a është mirë apo jo. Në këtë kuptim nuk ndryshoj si njeri, si karakter. Unë kam një parim, njeriu pas të 30-tave nuk ndryshon më. Nuk mendoj se ndryshon njeriu 54 vjec, aq më tepër një njeri që e ka krijuar vetë veten. Pra, shenjat janë se po ndryshon PD-ja. Unë jam bërë deputet në PD para 13 vitesh dhe është normale që do ndryshojë, se edhe betoni ndryshon. Çdo realitet politik-elektoral ka dinamika dhe nevoja të ndryshme. Në një moment del një, futet dikush tjetër. Unë nuk e shoh Romeo Gurakuqin si të përjashtuar nga PD. Nuk e ka përjetuar mirë, por unë jam për pak sportivitet në jetën politike. Largimi nga jeta politike nuk është si ta dënosh njeriun, por në fakt ta shpëtosh. Njerëzit që luftojnë për jetë a vdekje në politikë, më duken si njerëz që kanë interesa shumë të mëdha, gjë që nuk e ka Romeo.

Dy vjet para se PD të ikte nga pushteti, unë edhe me shkrim, edhe publikisht, e kam thënë se nëse PD nuk rithemelohet, nëse nuk ndryshon, nëse vazhdon të qeverisë kështu pa reflektuar, ose do të humbasë, por edhe po qeverisi, do të qeverisë për të keqen e shqiptarëve. Unë mendoj që ndryshimi është shumë i mirë, është gjenerues. Nevoja për ndryshim është shumë e madhe. Ashtu sic e kam thënë atëherë atë, edhe tani po e bëj për të njëjtën arsye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat