Rama flet për bizneset: Loja që i madhi bën me të voglin do të marrë fund

Shqipëria

Rama flet për bizneset: Loja që i madhi bën me të voglin do të marrë fund

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:50
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama bëri premtimin që brenda 4-vjeçarit të mandatit të tretë do të realizojnë që të gjitha shërbimet e biznesit të jenë online.

Në konferencën me gazetarët ku në fokus ishte ekonomia, kreu i qeverisë  bëri të ditur se nëpërmjet këtij sistemit të kompjuterizuar në kohë reale do të jepen të dhëna për transaksionet për çdo individ që bën biznes në Shqipëri.

“Ajo që do të realizojmë është që brenda 4 vjeçarit të ardhshëm do të jetë online për biznesin. Dhe gjithë sistemi 30-vjeçar i punës me shkop në dorë i administratës tatimore do të kthehet në një sistem pune me mendje në kokë dhe nga një punë krahu, në kuptimin përdor forcën, do të kalohet në një punë inteligjente dhe truri i gjithë sistemit të kompjuterizuar që do të japë në kohë reale të dhëna për transaksionet për çdo individ që bën biznes në Shqipëri.

Kjo është një punë që ka filluar. Sot që flasim ka filluar me marrëdhënien biznes qeveri me një numër të konsiderueshëm transaksionesh dhe në dy faza të tjera do të futet biznes-biznes dhe më pas biznes – konsumator.

Gjithë ajo histori e faturave dobio  dhe i lojës që i madhi bën me të voglin që i vogli vihet në shërbim të të madhit do të marrë fund”, tha Rama.

Premtimi për 300 mijë vende pune

“Ne kemi premtuar 300 mijë vende punë dhe duke iu referuar shifrave të regjistrit të punës në Shqipëri, hapeni dhe shikojeni dhe thajuni njerëzve që në regjistrimin e punës në fund të 2019 ka 698 235 punonjës të regjistruar. Janë apo nuk janë 250 mijë shqiptarë më shumë që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të punës së tyre.

Në çdo drejtim në çdo aspekt është e njëjta gjë. Ndryshimi në raport me nga u nisëm është si nata me ditën. Ndryshimi  në raport se ku duhet të shkojmë është muzgu me agimin. Nëse më thoni çfarë mendoj unë për atë që mendojnë njerëzit në aspektin ekonomik, unë them që ata nuk ka si të ndihen jo të lumtur, por as të kënaqur, por nga ana tjetër ata nuk kanë si të mos shohin që jemi në një kantier ndërtimi dhe është e dukshme se kush mund ta ndërtojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat