Fotoja me dru që u bë virale, flet mësuesi: Ndihem i poshtëruar, një nga postimet më të rëndomtë

Shqipëria

Fotoja me dru që u bë virale, flet mësuesi: Ndihem i poshtëruar, një nga postimet më të rëndomtë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:55
Maliq Torra

Fotoja e mësuesit Maliq Torra nga Pogradeci, i cili mbanë një krah me shkarpa, bëri xhiro në rrjet.

Ajo u bë virale në rrjet, ndërsa komentet ishin nga më të shumtët, ku nuk munguan vlerësimet për mësuesin, ndërsa po ashtu ajo u komentua edhe si një problem në shkollat tona, për mungesën e një sistemi ngrohje.

Por, pavarësisht vlerësimeve të shumta, në një lidhje me Skype për “Ftesë në 5”, mësuesi tha se ndjehej “i poshtëruar”.

Ai tha se prej vitesh merr shkarpa për të ndezur zjarrin në shkollë, por theksoi se drutë nuk mungojnë dhe sipas tij, ajo që nuk i ka pëlqyer është politizimi që i është bërë fotos së tij.

“Është një postim nga më të rëndomtit. Ndihem i poshtëruar. Jo se dua t’i shmangem dhe të mohoj atë që kam postuar. Unë hodha një foto, një krah me dega që e marr vazhdimisht se unë kam vite që bëj mësim. Këto janë degë për të ndezur zjarrin. Nëse do ishte mungesë e furnizimit me dru, unë vetë do e denoncoja, por degët janë vetëm për të ndezur zjarrin. Unë këtë e bëj me vite të tëra. Unë nuk e shikoj si ofendim për të çuar degë për të ndezur zjarrin. Ajo që më shqetëson, përpos vlerësimeve që ishin me qindra, ky është një rast më pak se i zakonshëm. Nuk kam ndonjë problem pse u përhap fotoja, por politizimi që i bëhet, nuk më vjen mirë. Unë do e denoncoja nëse do kishte mungesë, por nuk kam pse të dal jashtë realitetit. Unë ndjehem keq sepse kam parë portale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat