Edhe 13 ditë pas zhdukjes, celulari i Pecorelli-t bie ende, punonjësja i telefonon, askush nuk përgjigjet

Shqipëria

Edhe 13 ditë pas zhdukjes, celulari i Pecorelli-t bie ende, punonjësja i telefonon, askush nuk përgjigjet

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:39
Davide Pecorelli

Detaje të reja janë zbuluar nga mediat italiane lidhur me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli, që sipas tyre do t’i japin një kthesë vendimtare hetimit. 

“Umbria journal” shkruan se telefoni i Pecorellit ende bie, por askush nuk është përgjigjur. “Prova” është bërë nga një punonjësja e tij, e cila pa ditur gjë për zhdukjen e tij e kishte telefonuar, por askush nuk i ishte përgjigjur.

Ndërkohë sipas Prokurorisë së Peruxhias, hera e fundit që italiani përdori rrjetin social të “Whatsapp” ishte 6 janari, në orën 16:12, kohë kur edhe dyshohet se ka ndërroi jetë.

Ish-gruaja e tij deklaroi se edhe pse në Shqipëri kishte qënë gjithmonë në kontakt me Daviden, pasi bisedonin për 3 fëmijët e tyre.

Ndërkohë që edhe në makinën tip “Skoda”, është gjetur një telefon por nuk dihet se kujt i përket. Pista kryesore e dyshimit është ajo e prishjes së pazareve.

Tanimë mbetet për t’u parë nëse eshtrat që janë gjetur në mjetin tip “Skoda” i përkasin 45-vjeçarit. Nga Italia, ndërkohë ende pritet mostra e ADN-së së familjarëve të Pecorelli, në mënyrë që të provohet nëse eshtrat e gjetura në mjet janë të tijat apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat