Flet Xhelal Mziu: Olta Xhaçka më ka frikë mua dhe po kërkon të largohet nga Dibra

Shqipëria

Flet Xhelal Mziu: Olta Xhaçka më ka frikë mua dhe po kërkon të largohet nga Dibra

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:21
Xhelal Mziu

Xhelal Mziu është zyrtarisht drejtuesi politik i Qarkut të Dibrës. Vendimi për të është zyrtarizuar ditën e sotme. Menjëherë pas këtij lajmi, Mziu pati një prononcim të shkurtër për mediat, ku tha se qëllimi i tij dhe i opozitës së bashkuar është që në Dibër të dilet me 4 deputetë.

“Në fakt Qarku i Dibrës duhet të kishte 6 dhe më shumë sepse ka pabarazi në këtë drejtim. Po bëja disa statistika për të bërë mesataren në çdo qark dhe dilte që Qarku i Dibrës kishte mesataren më të lartë të votave për deputetë, çka do të thotë se kishte më shumë se 14 mijë vota për një deputet ndërsa Qarku i Vlorës kishte 9 mijë. Kjo nuk mund të zhbëhet më. Ne kemi synim si opozitë për të marrë 4 nga 5 mandatet e këtij qarku”, tha Mziu.

Ai u shpreh se do të jetë i pari në listën e Dibrës, ndërsa u shpreh se do të japë influencën e tij në Kamëz, ku ka qenë kryetar Bashkie dhe jo vetëm, aty ku do të mundet. Betejën personale tha se e ka për të maksimalizuar votat për selinë blu.

“Beteja ime është për të marrë fitoren e PD-së pak rëndësi pozicioni im, e rëndësisshme është ka të maksimalizojmë mos të lemë asnjë votë të shkojë kot për t’u përballur me të keqen, dhe me bandën”.

Kundërshtare në Dibër ka Olta Xhaçkën, të cilës i tha që të mos largohet nga posti i drejtueses politike dhe të përballet edhe pse sipas tij ajo do t’i humbë zgjedhjet.

“Jam i sigurtë që Xhaçka në këto 3 ditë pas daljes së emrit tim po gjen një mënyrë për t’u larguar dhe për të lënë një drejtues por i bëj thirrje që të rrijë aty të përballet ta lexojë me sy votën e qytetarëve dhe të marr humbjen më të thellë që ka marrë ndonjëherë PD në këtë qark”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat