Vokshi: Dështimi i Ramës ulëritës! Ne do të bëjmë ndryshimin

Shqipëria

Vokshi: Dështimi i Ramës ulëritës! Ne do të bëjmë ndryshimin

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:08
Albana Vokshi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka akuzuar qeverinë se ka dështuar me procesin e arsimit në vend.
Sipas Vokshit, PD gjatë kohës në qeverisje ka rritur maksimalisht pagat e arsimtarëve me 200%, ndërkohë që shton se qeveria Rama i ka trajtuar mësuesit si njerëz të dorës së dytë.

 “Shikoni të dhënat në grafik. Ne i rritëm pagat reale të mësuesve, për të gjithë kategoritë, në mënyrë të jashtëzakonshme. Mësuesit në gjimnaze, në shkolla fillore, në shkolla tetëvjeçare dhe edukatoret patën një rritje gjigande pagash gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Mesatarisht, rritja ishte mbi 2 herë më e madhe, mbi 200%, duke marrë parasysh edhe inflacionin e kohës.

Shikoni Edi Ramën! Dështimi i tij është ulëritës! Kjo që ka bërë këto 8 vjet Edi Rama, është qesharake, është tallëse dhe denigruese për mësuesit. Premtoi rritje të madhe të pagave, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën.  Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën. Mësuesit e dinë se nga kjo qeveri janë trajtuar gjthmonë si njerëz të dorës të dytë, të cilëve u janë dhënë thërrime në prag fushate elektorale. Kjo është arsyeja pse sindikatat e mësuesve kanë ngritur zërin për ketë mashtrim të Edi Ramës me të ashtuquajturën rritje të pagave. Ne inkurajojmë mësuesit të ngrenë zërin! Të thonë publikisht atë që na thonë në, atë që bisedojnë me njëri-tjetrin”, ka thënë Vokshi.

 Ish-deputetja ka vijuar më tej, teksa thotë që “Rritja e vërtetë e pagave për mësuesit, investimi për shkolla me kushte për fëmijët tanë është prioritet absolut për Partinë Demokratike!  Ne do të bëjmë ndryshimin! Me pjesëmarrjen më të lartë në historinë e vendit, në 25 prill, ne do të çlirohemi nga kjo qeverisje e keqe, e dështuar dhe e korruptuar për të sjellë në vend shpresë dhe ndryshim!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat