Janë 500 metra rrugë e pashtruar, në Fshatin Memaliaj kanë lënë të izoluar dhjetëra banorë.
Reshjet e ditëve të fundit kanë dëmtuar më tej rrugën, të cilën bashkia e Memaliajt e drejtuar nga Gjolek Guci e ka lënë prej vitesh në harresë.
“Po bashkia vjen gërmon anëve kështu e zbukuron edhe krisën e ikën. Siç e patë vetë ju që atje poshtë ,” tha një banor.
“Ka ardhur bashkia vjet, por si hodhi shumë,” u shpreh një banor tjetër.
“Do ta bëjmë thanë, por nuk po vijnë akoma,” vazhdoi një banor tjetër.
Në rast emergjencash banorët e kanë të vështirë të aksesojnë shërbimet e nevojshme.
“Nuk dalim dot jashtë, edhe sikur të dalim futemi në baltë. Është turp. Makina s’na vjen në shtëpi brenda,” tha një tjetër banor i zonës.
Në Bashkinë Memaliaj banorët e zonave periferike herë pas here janë ankuar për neglizhencën e pushtetit vendor, për investime në infrastrukturë.